Telegrafi

Cech është dorëzuar për vendin e dytë

Portieri i Arsenalit, Petr Cech, ka pranuar se Arsenali nuk ka shanse ta arrijë Tottenhamin këtë sezon, pas barazimit pa gola ndaj Sunderlandit.

Topçinjtë tash janë katër pikë prapa Spursave, të cilët kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

“Duhet filluar t’i fitojmë ndeshjet. Na kanë mbetur edhe tri ndeshje për të luajtur dhe duhet të marrim sa më shumë pikë që mundemi”.

“Nuk mendoj se do të mjaftojnë për të zënë vendin e dytë, sepse skuadrat tjera kanë krijuar avantazh derisa ne i humbëm dy pikë”, ka thënë çeku.

Cech ka pranuar se vet skuadra është fajtore që kanë mbetur prapa në javët e fundit. /Telegrafi/