Telegrafi

Cech: Edhe një dekadë te Chelsea

27-vjeçari ka kontratë me Blutë deri në vitin 2013, mirëpo i pyetur nëse është i gatshëm të qëndrojë edhe dhjetë vite te skuadra e Ligës Premier është përgjigjur:

“Nëse jam në formë, së paku siç jam tani, atëherë do të luaj deri sa të mundem, sepse karriera është shumë e shkurtë dhe të gjithë dëshirojnë ta shfrytëzojnë maksimumin”.

“Gjithçka varet nga ajo se sa jeni në formë dhe sa mirë luani, sepse shumë shpejtë mund të ndodhë që të mos jesh i shpejtë si në të kaluarën dhe të mos kesh reflekse të mira”, ka shpjeguar Cech. /Telegrafi/