Telegrafi

Cech: E ardhmja e Wengerit nuk është problem i madh

Petr Cech ka insistuar se pa qartësia rreth të ardhmes së Arsene Wenger nuk është problem i madh pavarësisht se Arsenali po vuan për rezultate konstante.

Cech thotë se ekipi është në gjendje gatishmërie të luftojë dhe problemi për të ardhmen e Wengerit nuk është aq i madh.

“Mendoj se në këtë moment është e qartë se Wenger është menaxheri jonë dhe do të jetë deri në fund të sezonit, dhe më pas ai i ka letrat në duar. Ne do të shohim cili do të jetë vendimi i tij, por unë nuk mendoj se situata është më ndryshe”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Arsenalit

“Ju keni një menaxher dhe ju e dini se duhet që të realizoni një performancë të mirë dhe duhet të punoni drejt fitoreve dhe këtë duhet ta bëjmë duke bërë më të mirën. Nëse qëndron menaxheri ose jo, në këtë moment nuk është problem i madh”.

“Unë nuk e shoh këtë si një problem. Unë thjesht po bëj më të mirën çdo ditë dhe po tentoj që të përgatitem për secilën ndeshje dhe nëse dikush është ndryshe ose ka ndjenjë ndryshe, kjo mund të ndoshta. Personalisht nuk më intereson aq shumë çka flitet pasi jam i fokusuar në punën time”, deklaroi Cech. /Telegrafi/