Drogba, së bashku me afrikanët tjerë te Blutë (Salomon Kalou dhe Michael Essien) do të luajnë me përfaqësueset e tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës, ashtu që do të mungojnë për pesë javë nga fundi i dhjetorit.
“Mendoj se kemi bërë rotacion me lojtarët deri më tani dhe kemi pasur sukses, prandaj shpresojmë që sërish të ndodhë e njëjta gjë”.
“Kuptohet që do të na mungojnë këta lojtarë, mirëpo duhet të përgatitemi për janar. E dinim se ata do të largoheshin, prandaj është vetëm çështje e përshtatjes”.
“Kemi një skuadër me lojtarë kualitativë, të cilët do ta kenë mundësinë të luajnë, dhe ata do të dëshmohen për ne”, ka thënë çeku për The London Informer. /Telegrafi/