Telegrafi

Cech: Asgjë nuk është vendosur, kemi ende punë për të arritur në finale

Petr Cech. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka marrë një fitore të vlefshme 2-0 ndaj Napolit në ‘Emirates Stadium’.

E për këtë fitore të Topçinjve ka folur portieri çek, Petr Cech duke thënë se ende është herët për të menduar për finalen.

“Askush në dhomat e zhveshjet nuk kemi menduar fillimisht për çerekfinalen, por tani jemi këtu”.

“Ne e respektojmë Napolin pasi është një ekip i aftë dhe kemi marrë një fitore të vlefshme”, tha Cech.

Petr Cech. (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Por sipas numrit një të Arsenalit ende asgjë nuk ka përfunduar sa i përket finales.

“Në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje të përsosur, kemi qenë të mbrojtur dhe të bashkuar. U munduam të shënojmë sa më shumë gola por morëm një rezultat të mirë 2-0”.

“Jemi të kënaqur me punën tonë, por e dimë se asgjë nuk ka mbaruar dhe na pret edhe shumë punë”, u shpreh Cech. /Telegrafi/