Site icon Telegrafi

CeBIT 2011, ambasadori Mirdita viziton stendën e Kosovës

Gjatë takimit me përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse, Astrit Hyseni nga kompania RROTA, Valon Raca nga kompania PBC Kosova, Ermir Shala nga kompania Logistics Plus, përfaqësuesi nga Oda Ekonomike e Kosovës, Hivzi Dragidella, ai nga programi KPEP i USAD-it, Rhedon Begolli dhe me drejtoreshën ekzekutive të STIKK, Vjollca Çavolli, Mirdita dëgjoi diskutimet mbi sfidat dhe problemet e sektorit të TIK-ut në Kosovë, si dhe iu transmetua ideja e prezantimit të Kosovës si destinacion kryesor për “outsourcing” (jashtëkontraktimet).

Në fund të vizitës, ambasadori Mirdita shprehu gatishmërinë e tij personale si dhe të institucioneve të Kosovës për mbështetjen e iniciativave private në zhvillimin e biznesit dhe partneriteteve potenciale me shtetet gjermanofolëse. /Telegrafi/

Exit mobile version