Site icon Telegrafi

Ceballos u mundua t’i rrëmbejë topin Gulerit për të ekzekutuar gjuajtjen e lirë, çfarë ndodhi më pas?

Real Madridi luajti dje (e shtunë) në udhëtim ndaj Arandinas në kuadër të raundit të 32-të të Kupës së Mbretit.

Madrilenët e fituan këtë takim me rezultat 3-1, falë golave nga Joselu, Brahim Diaz dhe Rodrygo.

Teksa “Los Blancos” po bëheshin gati për ekzekutimin e një gjuajtje të lirë në minutën e 18-të, Arda Guler i cili bëri debutimin e tij me klubin në këtë ndeshje, bëri një hap para dhe shprehu dëshirën që ai ta godasë atë.

Por në atë moment, Dani Ceballlos intervenoi, në përpjekje për t’ia “rrëmbyer” topin talentit turk.

Me një gjakftohtësi të jashtëzakonshme, 18-vjeçari mori topin në duar duke refuzuar që atë t’ia jap bashkëlojtarit të tij, ani pse ai ishte më i vjetër në moshë.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton me golat e pjesës së dytë ndaj Arandinas dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit

Aksioni në fund përfundoi me Guler duke ekzekutuar gjuajtjen e lirë dhe vetëm shtylla e majtë e portës e ndali atë që të shënoi një gol të bukur në ndeshjen e tij të parë me klubin madrilen.

Në këtë ndeshje përveç Guler, debutuan edhe disa lojtarë të akademisë si Vinicius Tobias dhe Alvaro Carrillo./Telegrafi/

Exit mobile version