Telegrafi

Ceballos: Do të mundohen të dëshmoj se e meritoj fanellën e Real Madridit

Dani Ceballos orë më parë u zyrtarizua te Real Madridi.

Mesfushori spanjoll ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare dhe me këtë rast është shprehur të jetë tejet i kënaqur.

“Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë krenarie dhe përgjegjësie ndjej që do të bart fanellën e Real Madridit. Do të bëj gjithçka të mundur për ta bërë histori në klubin edhe më të madh”, tha për mediat spanjolle Ceballos, transmeton Telegrafi.

“Unë do të përpiqem që të dëshmoj se e meritoj këtë fanellë. Dy gjëra që ndikuan që unë të transferona te Reali është puna dhe përkushtimi.

“Gjithmonë do të mbaj në zemër Betisin dhe do të jem përgjithmonë mirënjohës për klubin që më bëri lojtarë”, tha 21 vjeçari.

Theksojmë se Ceballos shkëlqeu në kampionatin evropian për grupmoshat e reja deri në 21 vjet ndërsa interesim për të shprehën edhe Barcelona dhe Juventusi. /Telegrafi/