Telegrafi

Ç‘duhet të bëni nëse ai nuk kujtohet fare për Ditën e të Dashuruarve

Ekzistojnë studime që provojnë se gjysma e femrave do të ndaheshin nga partnerët nëse nuk do të merrnin një dhuratë ditën e Shën Valentinit, prandaj nëse po prisni një dhuratë, mos mendoni se po kërkoni diçka të jashtëzakonshme

Ka gjasa që ai as të mos e përmendë fare 14 shkurtin e aq më pak të të surprizojë me diçka, shkruan Huffington Post.

Çfarë bëhet në raste të tilla?

1. Shmangni pritshmëritë e mëdha

Mund t’ju pëlqejë kur dëgjoni për gjeste të mëdha romantike, por vetëm nëse partneri juaj është milioner, ndryshe mos prisni t’jua bëjnë. Mesatarisht shpenzohen 142 dollarë me dhurata ditën e Shën Valentinit. Mund të duket si shumë, por për çdo individ të pasur që i blen të dashurës një makinë të shtrenjtë sportive, mijëra të tjerë dhurojnë një kuti çokollatash, ose një shishe të lirë vere.

2. Përpiqu të mos reagosh, të paktën deri në darkë

Shumë njerëz presin të surprizojnë partnerët më dhurata në mbrëmje. Mbajeni vëth në vesh këtë, mbi të gjitha nëse nuk jetoni bashkë me partnerin. Mos u hidhni në përfundime nëse zgjoheni dhe s’gjeni një buqetë me lule tek dera.

3. Vazhdojeni ditën normalisht

Nëse jeni shumë të mërzitur, thjesht shtiruni sikur nuk është Shën Valentini. Mos dëgjoni radio, mos hapni televizorin dhe qëndroni larg rrjeteve sociale.

4. Mos u bëni xhelozë

Nëse jen në punë ditën e Shën Valentinit, mund të shihni koleget që u vijnë lule dhe çokollata. Ju s’dini asgjë rreth asaj që po ndodh në lidhjen e tyre. Blerja e të mirave materiale s’tregon domosdoshmërisht si ndihen në të vërtetë. Përpiqu të kujtosh të gjitha rastet kur partneri ju ka shprehur dashurinë.

5. Jepni dhuratën tuaj

Surprizojeni partnerin me dhuratën tuaj atëherë kur e kishit bërë me mend, mos prisni të reagojë ai i pari. Partneri mund t’ju ketë blerë diçka fundja, por është i paqartë se kur duhet të shkëmbeni dhuratat.

Pastaj kujtoni ndonjë ngjarje të së shkuarës që mund ta ketë bërë të vështirë për partnerin tuaj blerjen e dhuratave. Mund të kesh thënë që nuk të pëlqen Shën Valentini, apo që nuk do dhurata, shkruan Anabel.

6. Pyeteni partnerin nëse e ka idenë çfarë dite është

Nëse s’e di që është Shën Valentin, s’ka arsye për t’u mërzitur.

7. Rimendoni statusin tuaj

Nëse keni dy ditë të lidhur s’mund të prisni një dhuratë dhe nëse keni shumë kohë bashkë, ndodh që të neglizhohen dhuratat ditën e të dashuruarve. Por flisni me partnerin.

Nëse s’i ka shkuar ndërmend fare t’ju tregonte me një dhuratë apo gjest sa e rëndësishme je për të, bëjani të ditur që diçka e tillë ju mërzit. Përpiquni të tregoheni të qetë gjatë bisedës dhe të jeni të ndershëm me kërkesat tuaja. Nëse ai nuk shfaq asnjë formë pendese, mund të jetë një shenjë e keqe. /Telegrafi/