Fondacioni i partisë qeverisëse kondervative CDU e kancelares gjermane, Angela Merkel, në analizën për gjendjen në Maqedoni e kritikon qeverinë e Maqedonisë për moszbatim të reformave, partizim të institucioneve shtetërore dhe kritikat ndaj ambasadorëve të huaj në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në analizën e titulluar “Populli vendos”, thuhet se zgjedhjet, edhe pse kanë qenë të lira dhe demokratike, nuk kanë sjellur stabilitet politik.
“Ditëve të fundit kemi parë sjellje demokratike parekselancë. Kriza në shtet nuk ka fund, ndërsa pasojat mund të jenë më fatale”, shkruan në këtë analizë autori Johanes Rej.
Fondacioni analizon sjelljen e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, të cilat sipas Rej nuk i pranojnë sinjalet e qytetarëve.
“Me humbjen e 19 deputetëve, votuesit ju dërguan sinjal të qartë për ndryshime të partive qeverisëse, sinjal që nuk pranohet pata se gjithash nga OBRM-PDUKM-ja. Në vend që të inicohen reforma brenda në parti, po bëhet tentim që të mbahet pushteti. Me fjalimet e Gruevskit para KSHZ-së, pengojnë punën e KSHZ-së dhe Gjykatës Administrative, anëtarët e kësaj partie po dëshpërohen dhe mbyllen dyert për faktorin ndërkombëtarë”, shkruan analisti Johanes Rej.
Fondacioni i partisë gjermane CDU është formuar nga kjo parti dhe ka marrëdhënie të mira me OBRM-PDUKM-në në kuadër të Partisë Kombëtare Evropiane. Përfaqësuesit e tyre në shtator u takuan me delegacionin e OBRM-PDUKM-së, të cilët vizituan kryeqytetin e Gjermanisë./Telegrafi/