Çdo manipulim i mundshëm i votës në ditën e zgjedhjeve, do të ndëshkohet. Kështu tha në një intervistë për Telegrafin, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Daka theksoi se nuk do të tolerohet asnjë tentativë e tillë për manipulim të votave, dhe se ky është një mesazh i qartë.
“Çdo kush që tenton ta bëjë këtë do të ndëshkohet jo vetëm penalisht por edhe me përjashtim decertifikim nëse vërtetohet që ndonjë kandidat përmes ndonjë manipulimi ka arritur të bëhet deputet”, ka thënë Daka.
Ajo ka bërë thirrje për mos prishte të imazhit të shtetit për një grusht votash.
“Duhet të ketë jashtëzakonisht kujdes sidomos në orët e fundit, që asnjë votë të mos shkojë ku nuk është destinuar”, tha Daka. /Telegrafi/