Telegrafi

Çdo vit shkatërrohen 500 hektarë tokë

Procesi i shkatërrimit dhe dëmtimit të tokës bujqësor, sipas tyre, paraqet problem shqetësues për sigurimin e ushqimit në të ardhmen. Ilaz Gashi, shef i divizionit për tokë bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, tha se sipërfaqja e tokës së punuar është mjaft e ulët, llogaritet të jetë rreth 0.15 hektar për kokë banori, ndërkaq sipas standardeve ndërkombëtare, minimumi ekzistencial për prodhimin e ushqimit të mjaftueshëm, është 0.17 hektarë për kokë banori.

Humbja e tokave, sipas tij, ka ndodhur për shkak të lëvizjeve të popullatës nga zonat rurale në ato urbane. “Toka, e cila vlerësohet se është dëmtuar, apo i është ndërruar destinimi prej tokës bujqësore për qëllime tjera, kryesisht është për veprimtari ekonomike, veprimtari tregtare, shërbyese, për pompa të benzinës, për ndërtime individuale e kolektive”, shprehet Gashi.

Ndërsa, sipas disa statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, 200 mijë familje ose rreth një milion banorë tani janë duke jetuar në shtëpi të reja në tokat bujqësore të ndërtuara pas vitit 1999.

Shkatërrimi i tokës bujqësore, apo ndryshimi i destinimit të saj, ka ndikuar që Kosova të varet nga importi i produkteve të grurit, dhe në këtë mënyrë, lëvizjet e çmimeve të produkteve të konsumit në botë, po ndikojnë edhe në vendin tonë, thonë ekspertë të bujqësisë

Skënder Kaçiu, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, thekson nevojën urgjente që toka bujqësore të mbrohet nga degradimi.
Është nevojë urgjente që toka bujqësore të mbrohet.

“Si rezultat i mungesës së mbrojtjes institucionale të tokës bujqësore, ajo i është nënshtruar një sundimi shumë të madh për nevoja të tjera. Dhe, kjo ka bërë që sipërfaqet me tokë bujqësore të zvogëlohen në vazhdimësi. Është nevojë urgjente që toka bujqësore të mbrohet”, thotë Kaçiu. /Rel/