Site icon Telegrafi

Çdo vit në BE hidhet rreth 9 milionë ton ushqim

Sipas gjendjes në terren tregohet se rreth 9 milionë ton ushqim çdo vit, apo 10 për qind e shumës së përgjithshme të ushqimit të hedhur në Bashkimin Evropian për arsye që lidhen me skadimin e afatit të tyre, shkruan Telegrafi.

“Pas udhëzimit për dhurimin e ushqimit, Këshilli i Evropës ka përmbushur kërkesën e dytë kryesore nga raporti”, thotë Biljana Borzan, raportuesja e Parlamentit Evropian, për reduktimin e hedhjes dhe rritjes së donacioneve të ushqimit.

“Supozuam se sasia e madhe e ushqimit të hedhur ishte e lidhur me afatet e gabuara të produkteve ushqimore dhe moskuptimit të dallimit në mes ‘të përdoret deri’ dhe ‘preferohet të përdoret para'”, shpjegon ajo.

Sipas një studimi që ka përfshirë 2,296 produkte të blera në 109 dyqane në territorin e tetë shteteve anëtare të BE-së, potencial më të lartë për reduktimin e hedhjes së ushqimit në kontekstin e skadimit të afatit kanë produktet e qumështit, lëngjet e freskëta, mishi dhe peshku i paketuar.

Më pak se gjysma e shtetasve të BE-së e kuptojnë dallimin midis ‘të përdoret para’ dhe ‘preferohet të përdoret para’, shenja të parashikuara sipas legjislacionit evropian. Edhe pse pas skadimit të etiketës nga shembulli i dytë, ushqimi mund të jetë i mirë për ditët, javët dhe muajt, ai hidhet me të madhe në datën e skadimit.

“Një pjesë e mirë e 90 milionë ton ushqim të hedhur në vit në BE është e përdorshme dhe për këtë arsye BE-ja dhe shtetet anëtare kanë një detyrim moral dhe politik që të marrin masa për zvogëlimin e saj. Edhe nëse nuk ka radhë përpara kuzhinave popullore dhe faktit se pothuajse një e katërta e qytetarëve është në rrezik nga varfëria, bëhet fjalë për sasi të mëdha të ushqimit në prodhimin e të cilave janë shpenzuar burime, si uji, toka, lëndë djegëse dhe orë pune”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version