Nëse dikush e di se çfarë do të thotë stil i mirë, është Irina Shayk
Manekinia ka shpjeguar edhe një herë se si duhet të duket një vajzë moderne, transmeton Telegrafi.
Ajo ka shëtitur rrugëve të Nju-Jorkut në një kombinim shumë të thjeshtë dhe në të njëjtën kohë shumë të fuqishëm dhe na ka dhënë një ide të mrekullueshme për stilimin e radhës.
Me siguri do të jeni rehat në këto pjesë dhe do të visheni në modën më të fundit.
Stili monokratik, veçanërisht në të zezë, është një hit i plotë.
Përveç kësaj, ky model xhakete po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar këtë sezon dhe do ta shohim në çdo hap gjatë këtij dimri.
Irina kujdeset për të gjitha detajet, ndaj aksesorët, çantën dhe syzet i ka përshtatur në mënyrë të përsosur në të gjithë stilin.
A ju pëlqen ky edicion mode i modeles?
/Telegrafi/