Michelle Obama, gjatë festivalit ‘Global Citizens’ të mbajtur gjatë këtij vikendi në Nju Jork, ka lënë një mesazh të rëndësishëm për çdo person.
Në videon e mëposhtme, Michelle ka folur për mbështetjen e edukimit të vajzave anë e mbanë botës, transmeton Telegrafi.
Ajo ka thënë:
“Shumica e vajzave nuk mund ta marrin edukimin që u duhet për veten dhe familjen e tyre, dhe për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet anë e mbanë botës”.
Michelle kishte marrë për herë të parë në ‘Global Citizens’ në vitin 2015, ku kishte kërkuar mbështetje për kampanjën e saj ndërkombëtare e cila kishte për qëllim mbështetjen e edukimit të vajzave adoleshente anë e mbanë botës.
Ajo e ka vlerësuar atë si fillim të jashtëzakonshëm, por sot e asaj dite, ende 130 milionë vajza të të gjitha moshave mbeten jashtë shkolle.
“Kjo ma thyen mua zemrën si grua që më është transformuar jeta nga edukimi, dhe si nënë e dy vajzave e cila dëshiron që çdo vajzë në këtë planet ta arrijë potencialin e sajë të plotë, dhe të bëhet personi që dëshiron të bëhet.
Përderisa kohërat kanë ndryshuar dhe më nuk jetoj në Shtëpinë e Bardhë, qëllimi im nuk është të heqë dorë nga këto vajza. Dua të punoj në këtë problem deri në fund të jetës sime”, ka rrëfyer Obama.
Më poshtë e keni videon e plotë të Michelle Obamas gjatë festivalit të mbajtur në vikend. /Telegrafi/