Telegrafi

Çdo i treti i testuar në Mal të Zi, rezulton pozitiv për coronavirus

Në 24 orët e fundit, Mali i Zi ka regjistruar 556 persona të tjerë të infektuar me coronavirus.

Gjithashtu është bërë e ditur se pesë persona kanë vdekur, ku pacienti më i vjetër ishte 82 vjeçar gjersa më i riu 41, raporton rtcg.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 435 dhe që nga fillimi i vitit 444.

Është raportuar rikuperimi i 540 pacientëve, kështu që aktualisht ka 11,143 raste aktive.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virus është 31,618. /Telegrafi/