Site icon Telegrafi

Çdo i treti banor i Maqedonisë me ndonjë lloj alergjie

Trendi i alergjive mer një hov gjithnjë më të madh, gjegjësisht gjatë vitit 2018 çdo i treti ose i katëti banor i Maqedonisë do të ketë ndonjë paraqitje alergjike, deklaroi sot prof.dr.Dejan Dokiq, në promovimin e librit “Alergologjia” në Fakultetin e mjekësisë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Alergjitë në Maqedoni, duke marrë parasysh hulumtimin e fundit epidemiologjik nga Instituti për mjekësi të punës nga viti 2003, kanë trend të rritjes së dyfishtë, nga 11,5 për qind tani kemi 25,2 për qind, ndërsa këtë vit ky trend do të jetë edhe më i madh”, tha Dokiq.

Sipas tij, kjo nënkupton një numët të madh të pacientëve dhe prej këtu ka lindur nevoja për përgatitjen e një libri të këtillë, me të cilin të gjithë mjekët do të mund të përballen me numrin gjithnjë e më të madh të pacientëve me alergji.

Rreth 90 për qind e alergjive janë të dy llojeve, thotë Dokiq, nga poleni dhe alergjitë nga pluhuri në vendet e banimit./Telegrafi/

Exit mobile version