Site icon Telegrafi

Çdo shtëpi e ka atë dhe askush nuk e di se çfarë energjie sjell: Çfarë simbolizon fikusi dhe ku duhet vendosur!

Fikusi është një nga bimët më të njohura dhe ka një simbolikë të caktuar që e bën atë të vlerësuar në filozofinë e Feng Shui-t

Ka disa bimë shtëpie që janë të dëshirueshme t’i keni në çdo shtëpi, pra fikusi është një prej tyre.

Fikusi është gjithashtu shumë e popullarizuar si një bimë shtëpie falë gjetheve të tij dekorative dhe të gjera jeshile të errëta, transmeton Telegrafi.

Përveçse është i lehtë për t’u rritur dhe përshtatur në çdo ambient, nga klasikja në moderne, fikusi vlerësohet shumë edhe në filozofinë e Feng Shui-t.

Simbolizon bollëkun, lumturinë dhe pasurinë dhe ndihmon për të rrjedhur energji të mirë në shtëpi.

Gjithashtu, pastron ajrin në dhomë nga gazrat e dëmshëm, veçanërisht formaldehidin, një kimikat që gjendet pothuajse në çdo hapësirë të mbyllur.

Ku ta vendosni fikusin?

Sipas mësimeve të Feng Shui-t, gjethet e tij të gjera të rrumbullakëta e bëjnë atë ideale për t’u vendosur në qoshet e dhomave për të zbutur mprehtësinë e tyre.

Një vend veçanërisht i përshtatshëm është këndi i pasurisë. Për ta gjetur, qëndroni në qendër të dhomës suaj dhe gjeni pjesën veriore të banesës. Vendosni fikusin aty.

Gjithashtu, kujdesuni që bima të ketë shumë dritë natyrale në atë vend dhe ta ujisni dhe ushqeni rregullisht. /Telegrafi/

Exit mobile version