Është votuar në parim Projektligji për Armët.
Për këtë projektligj pati pajtueshmëri nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, deputetët kanë votuar në parim edhe Projektligjin për Automjetet.
Ministri i MPB-së, Skënder Hyseni, teksa e prezantonte projektligjin njoftoi se 260 mijë armë të paligjshme janë në duar të qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se çdo i shtati qytetar i Kosovës posedon armë pa leje, ndërsa brenda një viti Policia konfiskon 1,200 armë.