Telegrafi

Çdo paket cigare kushton 20 lekë më shumë

E përditshmja "Shekulli" raportoi se akciza për këtë produkt ka qenë në nivelin e 50 lekëve, ndërsa që prej ditës së parë të Vitit të Ri, ajo është 70 lekë. Tashmë, një paketë që ka kushtuar 150 lekë do të blihet minimumi 170 lekë.

Rritja e akcizës aplikohet vetëm tek cigaret që përdoren masivisht dhe jo tek variantet e tjera siç janë purot, ekstraktet apo zëvendësuesit e duhanit, çka pasqyron shkallën e lartë të ndikimit në xhepat e duhanpirësve.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga Ministria e Financave, pritet që kjo ndërhyrje në akcizën e cigareve të sjellë në fund të vitit në buxhetin e shtetit rreth 2.8 miliardë lekë më shumë. Ky është një lajm i mirë për arkën e shtetit, e cila deri në fund të muajit nëntor të këtij viti kishte rreth 5.5 miliardë lekë më pak se parashikimet e qeverisë. /Telegrafi/