Numri i rasteve të regjistruara të të prekurve me coronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tejkaluar shifrat e katër milionëve.
U deshën 98 ditë për të arritur në milionin e parë të rasteve të infeksionit në SHBA, dhe vetëm 16 ditë për të kaluar numrat nga tre në katër milionë, sipas Reuters.
Numri i rasteve të reja të COVID-19 po rritet me një mesatare prej 2,600 në orë gjatë kësaj jave, shkalla më e lartë në botë.
Ndërsa pandemia është përhapur në të gjithë vendin, me epiqendër që ishte New Yorku, zyrtarë federalë, shtetërorë dhe lokalë po debatojnë se si ta luftojmë atë, duke përfshirë mënyrën se si dhe kur të lehtësohen kufizimet sociale dhe ekonomike të imponuara për të frenuar përhapjen e infeksionit, transmeton Telegrafi.
Në pyetjen e mbajtjes së maskave, një praktikë e zakonshme në botë e rekomanduar nga vetë ekspertët e shëndetit të qeverisë federale, është politizuar shumë dhe është kundërshtuar veçanërisht nga disa guvernatorë republikanë.
Presidenti Donald Trump, i cili po përballet me një rënie të popullaritetit në sondazhet mbi menaxhimin e krizës përpara zgjedhjeve, ka rezistuar prej kohësh për të mbajtur një maskë në fytyrë, por këtë javë i inkurajoi amerikanët që t’i vendosin ato. /Telegrafi/