Site icon Telegrafi

Çdo nxjerrje fryme zbulon sekretin e vet

Qe se çfarë do të thonë nxjerrjet e frymës të cilat mashkulli i liron gjatë intimitetit

Si edhe femrat, meshkujt kanë një repertor tingujsh të cilët prodhohen gjatë seksit, ndonëse ndonjëherë dinë të mbeten krejtësisht të qetë.

Po ju zbulojmë se çfarë në të vërtetë do të thonë ata “tinguj seksualë”, transmeton Telegrafi.

Biseda

Partneri juaj gjatë seksit shpesh thotë “Ooohh, pooo, sa seksi që je, kështu është mirë!” ose “E dashur, je aq e nxehtë, oh sa e ëmbël që je!”? Nëse është kështu, probabiliteti më i madh është që e eksiton “dirty talk-u”. Bisedoni me të për këtë, ndoshta në krevat do të dëshirojë të dëgjojë ndonjë fjalë të pistë edhe nga ju.

Heshtja

I dashuri juaj bën pjesë në personazhet e heshtura? Mos u brengosni, madje edhe nëse nuk liron zëra gjatë seksit, kjo nuk do të thotë që nuk ndihet mirë me ju. Pikërisht e kundërta: nëse është i qetë, atëherë mundet më lehtë të kontrollojë dhe të largojë orgazmën.

Qeshja

Nëse i dashuri juaj qesh gjatë seksit, ndoshta thjesht lehtë gicilohet. Ndoshta rastësisht e keni prekur në vend të ndjeshëm? Thjesht, herën tjetër kujdesuni të mos i prekni zonën e ndjeshme erogjene.

Dihatja

Nëse partneri juaj dihat zëshëm gjatë seksit, është e mundshme që shpejt do të ejakulojë. Nëse dëshironi që të kënaqeni pak më shumë, atëherë do të duhej ta qetësoni dhe të lëvizni më ngadalë.

Britmat

Nëse i dashuri juaj në krevat tingëllon sikur një bizon i lënduar apo sikur ndonjë kafshë tjetër e egër? Atëherë vërtet ndihet shumë mirë me ju! Do të thotë që mund të penetrojë në ju dhe me atë rast t’ju tregojë anën e tij shtazore. /Telegrafi/

Exit mobile version