Telegrafi

Çdo mëngjes, pesëvjeçari i thotë motrës së tij se është e bukur

Kazeem dhe Grace Oladele nga SHBA kanë më shumë se 150 mijë ndjekës në TikTok, ku nëna e tyre Miracle Monette Oladele publikon me krenari video të ndërveprimeve të tyre të adhurueshme.

Videoja që fitoi zemrat e mijëra njerëzve është ajo në të cilën një djalë pesë vjeçar i thotë motrës së vogël se ajo është e bukur. Dhe ai e bën atë çdo mëngjes.

“Mirëmëngjesi, Kazeem”, i thotë Grace trevjeçare vëllait të saj ndërsa pret që ai të ngrihet nga shtrati.

“Mirëmëngjesi, Grace”, përgjigjet ai.

Grace është e shqetësuar se syri i vëllait të saj është i kuq, por ai shpjegon se kështu duket sepse ishte në gjumë. Pastaj u përkul dhe e përqafoi.

“Ti je e bukur, Grace”, i thotë ai.

“Faleminderit”, i përgjigjet Grace.

Videoja u publikua muajin e kaluar dhe ka mbledhur 13.5 milionë shikime dhe dy milionë pëlqime. /Telegrafi/

@grazeemoladele Kazeem always tells Grace she’s beautiful in the morning and they are the cutest #grace #kazeem #viralvideo #siblings ♬ original sound – Kazeem & Grace Oladele