Kjo pjesë e mbushësit për laptop quhet thelb, bllok ose unaza EMI, dhe shumica e njerëzve nuk e dinë se për çfarë në të vërtetë shërben.
Shumica prej nesh kemi vërejtur një cilindër të vogël që gjendet në mbushësin e laptopit, por nëse mendoni se ai qëndron aty vetëm për dekorim, atëherë e keni shumë gabim. Kjo pjesë e vogël luan rol të rëndësishëm në funksionimin e duhur të laptopit, transmeton Telegrafi.
Në fakt, kjo pjesë quhet thelb, bllok apo unaza EMI, dhe ajo izolon laptopin nga ndërhyrjet elektromagnetike dhe zhurmat që vijnë nga valët që i mbledh vet kablloja, apo nga zhurmët e krijuara nga konvertuesi AC-DC.
Unaza EMI është në fakt një lloj elektro-shurdhuesi që liron rrymën e frekuencave të larta, dhe që shërben si një mjet i fuqishëm për zvogëlimin e zhurmës. /Telegrafi/