Telegrafi

Me çdo kusht deshi ta argëtojë masën me vallëzimin provokativ, vajza e re e pëson keq – rrëzohet me fytyrë në tokë (Video)

Fjala se “shou duhet të vazhdojë” e dëshmon më së miri një vajzë e cila derisa po argëtonte masën me vallëzimin e saj provokativ, rrëzohet me fytyrë në tokë, dhe për të mos e prishur atmosferën ngritet dhe vazhdon vallëzimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Videoja amatore po bën xhiron e botës, për faktin se tregon dëshirën e madhe për të argëtuar masën edhe pse lëndohet bukur mirë nga rrëzimi, transmeton Telegrafi.

Por, disa besojnë se ideja që me çdo kusht të fiton vëmendjen e masës i ka kushtuar shtrenjtë kësaj vajze, e cila dukej e përkushtuar gjatë vallëzimit.

Të gjithë që ishin rreth asaj e duartrokitën për guximin për t’u ngritur dhe vazhduar vallëzimi, duke bërë “twerk” në një atmosferë festive. /Telegrafi/