Telegrafi

Çdo import i miellit kontrollohet nga inspektorët e AUV-së

Zëvendëskryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Izet Imeri, rreth cilësisë së miellit që importohet dhe kontrolleve që iu bëhen atij ka folur të mërkurën para anëtarëve të Komisionit për Bujqësi dhe Planifikim Hapësinorë.

Ai ka thënë së çdo import i miellit kontrollohet nga inspektorët e AUV. Krasniqi ka sqaruar se nuk kanë hasur në asnjë import të miellit që është bërë nga krundet për kafshë. “Çdo ngarkesë që vjen në Kosovë ka me vete certifikatën e ngarkesave”, theksoi Imeri.

Ai ka sqaruar se gruri që importohet në Kosove në asnjë rezultat nuk ka dalë që nuk përmbush kërkesat. “Analizat janë bërë në Institutin e Bujqësisë në Pejë”, ka thënë ai.

Imeri ka thënë se në kufi hapen për kontrolle të gjitha maunet me grurë për inspektim. Ai ka sqaruar se i posedojnë të gjitha instrumentet për kontrolle.

Anëtari i komisionit, Shaip Muja tha se AUV është shndërruar në institucion politikë. “Kur ju thoni se mielli është krejt në rregull është vepër penale, kur shkencëtarët serb kanë dalë se mielli ka veti të mëdha te plumbit dhe miellit”, theksoi ai duke shtuar se përveç grurit ka probleme me cilësinë edhe me importin e misrit.

Ndërkaq anëtari i komisionit, Adem Salihaj nga LDK-ja, ka thënë se është e habitshme fakti që të gjitha mostrat e kontrolleve gjithherë kane dalë në rregull gjë që një gjë e tillë nuk ndodh në shumicën e vendeve. Anëtarët e komisionit kanë shprehur shqetësime për importimin e grurit në Kosovë më të vjetër se një vit. /Telegrafi/