Telegrafi

Çdo i pesti përdorues bën video thirrje me telefon

Mirëpo, tani që lidhjet e internet janë zgjeruar dhe shërbimi është bërë më i shpejtë, si dhe interneti në mobil është një komoditet të cilin e kanë shumë njerëz në telefonat e tyre të mençur mobil, video thirrjet janë bërë më të famshme dhe më të përdorura nga njerëzit, anembanë globit.

Përkatësisht, sipas një studimi të ri të Pew Internet i cili është publikuar të enjten, thuhet se 21 për qind e përdoruesve të telefonave mobil marrin pjesë në video thirrje, apo video komunikim.

Dhe kjo përqindje është rritur nga 11 për qind sa ishte në vitin 2011, kur shërbimet si faceTime dhe Skype kishin filluar të përdoreshin në pajisjet mobile.

Megjithatë, studimi nuk e specifikon se çfarë lloje të telefonave e përdorin shërbimin, apo se në cilat vende ky shërbim përdoret më shumë. / Telegrafi /