Telegrafi

Çdo i gjashti telefon i kontaminuar me E. Coli

Po ashtu, përmes këtij studimi, me të cilin është marrë Shkolla londineze për higjienë dhe mjekësi tropikale, është vërtetuar se britanikët e kanë shprehi të gënjejnë rreth higjienës së tyre.

Sipas rezultateve të fituara, 95 për qind nga 350 pjesëmarrësit në studim, kanë thënë se i lanin duart me sapun kur kjo është e mundur, ndërsa në 92 për qind të telefonave të tyre celularë janë gjetur baktere.

“Përmes këtij studimi është vërtetuar se disa njerëz nuk i lajnë duart si duhet, sidomos pas shkuarjes në tualet. Shpresoj se mendimi se në duar dhe në telefona mund të gjendet Escherichia, do t’i nxitë njerëzit që të kushtojnë më shumë vëmendje gjatë qëndrimit në banjë dhe gjatë larjes së duarve me sapun, sepse kjo është rutina e vetme që mund t’ua shpëtojë jetën”, ka thënë njëri nga autorët e studimit. /Telegrafi/