Telegrafi

Çdo i dhjeti spanjoll shfrytëzon shërbimin e prostitutave

Prostitucioni në Spanjë tolerohet në mënyrë tradicionale. Pothuajse në të gjitha qytetet ekzistojnë rrugë apo lagje të “fanarëve të kuq”, siç janë rrugët Grand Via në Madrid apo lagjja El Raval në Barcelonë.

Liberalizimi seksual i cili është shfaqur pas vdekjes së Frankut vetëm sa e ka fuqizuar edhe më shumë këtë fenomen.

Ekspertët vlerësojnë se klientela e rregullt e prostitutave paraqet gjashtë për qind e banorëve spanjollë, që në praktikë do të thotë se çdo i dhjeti spanjoll shfrytëzon shërbimet e “shitësve të dashurisë".

Sipas të dhënave jozyrtare, në Spanjë me “zanatin më të vjetër në botë” merren rreth 300.000 femra, prej të cilave gjysma janë emigrante, shpesh ilegale, kryesisht nga Amerika latine. Më së shpeshti ato janë gra të reja pa arsimim.

Ka edhe prej atyre prostitutave që arrijnë të gjejnë burrë në Spanjë. Ekspertët pohojnë se ka çdo ditë e më shumë raste të këtilla, posaçërisht në mjediset rurale në të cilat po bie numri i banorëve dhe në të cilat ka përditë e më pak gra.

Qarkullimi vjetor i këtij “sektori” arrin 18 miliardë euro.