A është më e shëndetshme të hani bukë të bardhë apo të zezë – është ky zbulimi i shkencëtarëve!
Është e njohur që të gjithë ata që ushqehen shëndetshëm gjithnjë e më shumë shmangin bukën e bardhë, mirëpo shkencëtarët e institutit eminent izraelit kanë zbuluar të vërtetën befasuese, transmeton Telegrafi.
Ata një grupi të njerëzve ia kanë ndryshuar ushqimin për një javë dhe është konstatuar që asnjë element i gjendjes së tyre shëndetësore nuk ka ndryshuar – qoftë kur hanë bukë të zezë apo bukë të bardhë.
Buka e bardhë padrejtësisht konsiderohet shkaktare e alergjive ndaj glutenit. Ajo është burim i rëndësishëm i përbërësve ushqimorë dhe nuk është fare e dëmshme.
Ngjyra nuk është tregues i sigurt i cilësisë së bukës. Buka ngjyrë të errët shpesh është e ngjyrosur me karamele. Njerëzit shpesh mendojnë se buka e pasuruar me krunde është më e shëndoshë, mirëpo ajo bukë ju shton shumë më tepër peshë se sa e zakonshmja.
Buka nuk ju shton peshë nëse hahet në sasi të duhura, përkatësisht 200 – 300 gramë gjatë një dite. Njerëzit që janë në dietë i shmangen bukës, mirëpo buka nuk ka kalori të larta. Ju shton peshën ajo që vihet në bukë – gjalpi, pastat dhe sallamet, apo marmelata.
I vetmi sqarim deri tani është që njerëzit e ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj ushqimit të njëjtë, andaj që për disa njerëz buka e bardhë mund të jetë më e shëndetshme se buka e zezë!
Buka e bardhë, përveç nëse është gatuar nga mielli i zbardhur, bëhet nga mielli i grurit të cilit gjatë procesit të bluarjes i hiqet shtresa e jashtme e kokrrës. Kjo rezulton me feta shumë të buta dhe shije të ëmbël. /Telegrafi/