Telegrafi

Çdo fashioniste do të donte ta provonte këtë fustan të bukur që na kujton pranverën

(Foto: BackGrid)

Nicky Hilton Rothschild, motra e vogël e Paris Hilton, është e njohur për stilin e saj të sofistikuar të modës.

Trashëgimtarja e pasur, e cila, duke u martuar me James Rothschild, hyri në familjen e pasur dhe të fuqishme Rothschild, bëri një shëtitje nëpër Manhattan në shoqërinë e trashëgimtareve të saj të bukura, Lily-Grace Victoria (6) dhe Theodore ‘Teddy’ Marilyn (5).

Lexo po ashtu Penelope Cruz në stilin flamengo tërhoqi vëmendjen në Romë: Dekolte e thellë dhe një lule në flokë
(Foto: BackGrid)

Veshja e bukuroshes bionde nuk mund të kalonte pa u vënë re, pasi ajo zgjodhi për këtë rast një fustan me lule me gjatësi mesatare, duke i zbuluar supet dhe e kombinoi me sandale të sheshta minimaliste dhe një çantë prestigjioze Hermès Birkin dhe syze dielli.

Lexo po ashtu Me një edicion mahnitës, Heidi Klum konfirmoi pse është mbretëresha e tepihut të kuq

Meqë ra fjala, Nicky dhe James Rothschild kanë edhe një djalë dhjetëmuajsh, emrin e të cilit ende nuk e kanë publikuar. /Telegrafi/