Nicky Hilton Rothschild, motra e vogël e Paris Hilton, është e njohur për stilin e saj të sofistikuar të modës.
Trashëgimtarja e pasur, e cila, duke u martuar me James Rothschild, hyri në familjen e pasur dhe të fuqishme Rothschild, bëri një shëtitje nëpër Manhattan në shoqërinë e trashëgimtareve të saj të bukura, Lily-Grace Victoria (6) dhe Theodore ‘Teddy’ Marilyn (5).
Veshja e bukuroshes bionde nuk mund të kalonte pa u vënë re, pasi ajo zgjodhi për këtë rast një fustan me lule me gjatësi mesatare, duke i zbuluar supet dhe e kombinoi me sandale të sheshta minimaliste dhe një çantë prestigjioze Hermès Birkin dhe syze dielli.
Meqë ra fjala, Nicky dhe James Rothschild kanë edhe një djalë dhjetëmuajsh, emrin e të cilit ende nuk e kanë publikuar. /Telegrafi/