Site icon Telegrafi

Çdo e pesta grua rome shtatzënë në Maqedoni, është e mitur

Komuniteti rom në Shuto Orizare edhe këtë vit ballafaqohet me probleme serioze në qasjen në shërbimet themelore shëndetësore.

Hetimet në terren të realizuara në vitin 2017 tregojnë se 20 për qind e grave shtatzëna rome nga Shuto Orizarja – ose çdo e pesta grua rome shtatzënë është minorene, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shtatzënia e hershme ndikon në konkurrencën në tregun e punës dhe pengojnë në shkollimin e mëtejshëm, me çka krijohet edhe pavarësi ekonomike dhe varfëri”, thuhet në Iniciativën e grave nga Shuto Orizarja me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve – 8 Prilli.

Analizat e njëjta tregojnë se madje 82 për qind e romeve në Shuto Orizare kanë paguar shërbime shëndetësore në gjinekologji, edhe pse sipas rregullave të mbrojtjes shëndetësore ky shërbim për ta është pa pagesë./Telegrafi/

Exit mobile version