Site icon Telegrafi

Çdo e dyta femër bën të njëjtin gabim: tri këshilla për dukje të përsosur të gjoksit!

Që sytjenat të arrijnë qëllimin e tyre, përkatësisht që sisët në të duken perfekt, është e nevojshme të kujdeseni se si lahen, thahen, por edhe t’i provoni mirë para se t’i blini…

Shumica e femrave shpesh bëjnë tri gabime kur është fjala për sytjenat. Nga blerja e gabueshme deri te larja shumë e shpeshtë dhe tharja në makinë tharëse, transmeton Telegrafi.

Mos i lani shumë shpesh sytjenat

Nëse lani sytjenat pas çdo bartjeje do të mund të ndodhë që shpejt të humbin elasticitetin dhe atëherë sisët më nuk do të duken mirë në to. Rekomandohet që të lahen pas tri deri katër bartjeve madje në rrjetë për larje të rrobave.

Mos i thani në makinë tharëse

Më së miri është që t’i thani sytjenat e sapolara në ajër, mirëpo jo të lidhura për një skaj – mund të zgjaten. Mënyra e përshtatshme është që kur t’i qitni për t’u tharë t’i varni në mes. Nëse sytjenat ju janë zgjatur, më nuk do të mbajnë sisët ashtu siç duhet.

Blini madhësinë e duhur

Sytjenat e madhësisë së duhur nuk do t’ju shtrëngojnë, as nuk do të “notojnë” sisët në to, ndërkaq bretelat nuk do të rrëshqasin nga supet. Dëshironi që sisët të duken më të mëdha, atëherë blini modelin “push up” i cili ka shtresën e cila sisët i bën të duken më të mëdha.

Mbërtheni sytjenat nën shpatulla, jo tepër lart siç bëjnë shumica e femrave. Pastaj rregulloni bretelat në mënyrë që nën to të mund ta kaloni gishtin, tepër të shkurta do të dëmtojnë lëkurën. Përkuluni dhe sigurohuni në mos po ju dalin sisët nga sytjenat, kjo gjë nuk bën t’ju ndodhë.

Shikoni videon se si barten sytjenat:

 

Ekzistojnë të ashtuquajturat sytjena të padukshme

Këto sytjena janë shumë të popullarizuara ndër femrat e pasura dhe të famshme. Ato ngrenë sisët, ndërkaq është e vështirë të vërehen.

Ato janë shirita ngjitës për sisë të cilët drejtpërdrejt i ngrenë dhe i ngjitin për lëkurë mbi to. Janë rezistuese ndaj ujit, andaj me to mund të shkoni edhe në plazh.

Shikoni si duken dhe si vihen:

/Telegrafi/

Exit mobile version