Site icon Telegrafi

“Çdo ditë, me Agollin…” (Video)

Dritëro Agolli prej një viti nuk është më fizikisht mes nesh. Por, është me poezinë e prozën e tij. Jeton në kujtimet dhe ndjesitë e familjarëve dhe të miqve, të cilët e kujtojnë këtë fundjavë. Nëpërmjet historive, tregimeve apo recitimeve.

Në këtë vit të parë të mungesës, bashkëshortja e tij, redaktorja e veprës së Dritëroit, Sadije Agolli, e ka të vështirë të gjejë fjalët.

“Më ka ndjekur gjithmonë hija e tij. Kam qenë gjithmonë me të”, thotë ajo, teksa tregon planet për dorëshkrimet e Agollit. “U botua Libri i Aforizmave. Tani do të dalë edhe libri ‘Dashuri në moshën e Krishtit’. Kështu që duket sikur jeton. Unë kam qenë edhe bashkëshorte, edhe redaktoja e tij. Kështu që i kam lexuar dhe i kam kaluar të gjitha nëpër duart e mia”.

E pyetur se çfarë do t’i thoshte Dritëroit këtë ditë, ajo shton: “Të gjitha mendoj që i ka dëgjuar. Se unë nuk mendoj që ka vdekur. Akoma nuk e besoj. Ndofta më vonë mund të them. Por tani për tani. mendoj që ai më ka dëgjuar dhe ai më jep forcën dhe kurajon sot që jam ulur bashkë me ju”. /Top Channel/

Exit mobile version