Site icon Telegrafi

Çdo i dhjeti adoleshent në Maqedoni përdorë qetësues

Çdo i dhjeti adoleshent përdorë qetësues për arsye të ndryshme, problemet me dashurinë ose për t’u qetësuar para testit. Instituti i Shëndetit Publik njofton se qetësues më shumë përdorin vajzat e reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekspertët e mjekësisë shprehin shqetësime në lidhje me përdorimin e qetësuesëve në masë jo të vogël nga ana e të rinjëve.

“Numri i të rinjëve deri 16 vjeçarë që përdorin qetësues pa rekomandim të mjekut është 11%. Kjo është një përqindje e lartë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se 10% e 16 vjeçarëve kanë përdorur qetësues”, deklaroi dr. Silvana Onçeva, specialiste në mjekësinë sociale në Institutin e Shëndetit Publik.

Mesatarja në Evropë e të rinjëve që përdorin qetësues është 6%./Telegrafi/

Exit mobile version