Site icon Telegrafi

CDC parashikon mijëra vdekje të tjera nga COVID-19 në SHBA

TAMPA, FL - AUGUST 12: Marlon Warren, a mortician assistant prepares a funeral service for a man who died of COVID-19 at Ray Williams Funeral Home on August 12, 2020 in Tampa, Florida. Jeffrey Rhodes, the co-owner of Ray Williams Funeral Home, has seen an uptick in funeral services provided due to the COVID-19 pandemic. “Business has increased to a point where we have to stagger our funeral days and time because of COVID-19,” said Rhodes. “Funeral homes are the forgotten front-liners when caring loved ones during the pandemic. This has become our new normal.” (Photo by Octavio Jones/Getty Images)

Një parashikim i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tani projekton se do të ketë 205 mijë deri në 217 mijë vdekje nga coronavirusi në Shtetet e Bashkuara deri më 3 tetor.

Më shumë se 191.800 njerëz kanë vdekur tashmë nga COVID-19 në SHBA, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo do të thotë se mes 13 mijë dhe 25 mijë njerëzve të tjerë pritet të vdesin në tre javët e ardhshme, raporton CNN.

Ndryshe nga disa modele individuale, CDC-ja ofron parashikime vetëm disa javë në të ardhmen.

Parashikimi i mëparshëm i këtij instituti, botuar më 3 shtator, parashikoi deri në 211 mijë vdekje nga coronavirusi deri më 26 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version