Telegrafi

CD-të drejt shuarjes, rreth 35 vjet pas

“Prej sot, pllakat muzikore janë të vdekura” ishte njëri prej titujve kryesor në një gazetë gjatë korrikut të vitit 1981.

Edhepse kjo deklaratë ka qenë deri diku e vërtetë për mbi 30 vjet, kthimi i pllakave muzikore në vitet e fundit tregon se në ato ka ende mjaft jetë.

Që nga ajo kohë, CD-të kanë tejkaluar shitjet e pllakave sidomos gjatë të 80-tave, mirëpo dy produktet muzikore kanë bashkë-ekzistuar për shumë vite që atëherë, shkruan What Hi-FI.

Në vitin 1981, ka pasur shumë ngazëllim për këto disqe të vogla, të ndritshme, që premtonin të mbanin deri në 6o minuta muzikë në një objekt me diametër prej 12 centimetrave.

CD-të kanë gëzuar epitetin e të qenurit objekt i lirisë prej mjeteve mekanike dhe me zhurmë përcjellëse.

Megjithatë, me përmirësimin e mjeteve teknologjike në një hov të shpejtë, së shpejti mund të shohim ‘vdekjen e CD-ve’. (Telegrafi)