Telegrafi

Çbllokohet UKM-ja, Plenumi studentor futet në mbledhjen në rektorat

Pas një bllokade në hyrje të rektoratit të Universitetit Kirili dhe Metodi (UKM), studentët e hoqën bllokadën, pasi që katër prej përfaqësuesve të Plenumit Studentor, janë lejuar që të futen në mbledhje, ku është duke u diskutuar për zgjedhjen e rektorit të ri të UKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Katër përfaqësuesit do t’i shpalosin kërkesat e tyre dhe do të diskutojnë për jolegjitimitetin e votave të Parlamentit Studentor të UKM-së, gjatë procesit të zgjedhjes së rektorit të ri./Telegrafi/