Telegrafi

Cazorla i pafat, pesë muaj jashtë fushave sërish

Santi Cazorla ka pësuar edhe një dëmtim tjetër që pritet ta mbajë jashtë fushave edhe për pesë muaj.

Por kjo nuk e ka ndalur Arsenalin që t’i ofrojë atij një marrëveshje të re edhe pse këtë vit pothuajse të tërin e ka kaluar jashtë fushës.

Ndeshja e fundit që e ka zhvilluar për Arsenalin është në tetor të vitit të shkuar kundër Ludogorets ku fituan 6-0.

“Nuk i kam vënë vetës një kohë kur do të rikthehem”.

“Është e vështirë që të jap një datë, por mendoj që më duhen edhe pesë muaj të tjerë”, ka thënë Cazorla.

“Arsenali është treguar shumë i mirë me mua, më kanë ofruar rinovim para operimit, trajneri ka biseduar me mua dhe më ka dhënë qetësi”, ka thënë Cazorla. /Telegrafi/