Megjithëse Arsene Wenger kishte deklaruar se ishte një lëndim i vogël, duket se futbollisti do të mbetet jashtë fushave të blerta edhe për një kohë.
Santi Cazorla ka deklaruar se nuk e di se kur do të rikthehet saktësisht nga lëndimi i marrë kohë më parë në Ligën e Kampionëve.
“Jam duke punuar shumë që të rikthehem sa më shpejtë, por nuk e di se kur do të ndodhë kjo saktësisht”, tha spanjolli.
Cazorla ishte lënduar në ndeshjen ndaj skuadrës bullgare Ludogorets, e cila ishte zhvilluar në stadiumin londinez të “The Emirates”. /Telegrafi/