Santi Cazorla nuk do të paraqitet më në pjesën tjetër të sezonit në Ligën Premier.
Spanjolli po vuan nga një problem në kyçin e këmbës, me ç’rast nuk ka luajtur që nga tetori i vitit të kaluar.
Ai kreu një ndërhyrje kirurgjike muajin e kaluar, por i cili nuk rezultoi i suksesshëm dhe tash duhet të kryej edhe një tjetër të tillë, transmeton Telegrafi.
Mesfushori i Arsenalit këtë sezon ka pasur tetë paraqitje dhe ka shënuar vetëm dy gola.
Ndryshe, ky nuk është lëndimi i parë i mesfushorit të Arsenalit, i cili edhe më parë kishte qëndruar jashtë fushave të blerta për kohë të gjatë. /Telegrafi/