Arsene Wenger ka marr një lajm të hidhur prej stafit mjekësor të ekipit.
Santi Cazorla nuk do të rikthehet në fushat e blerta deri në janar të vitit 2018.
Spanjolli ka pësuar një lëndim të rëndë në sezonin e fundit, e cila e ka mbajtur jashtë aksioneve futbollistike tash e sa kohë.
Spanjolli 32-vjeçari rrezikonte të mos ishte në gjendje që të luante sërish, por rikuperimi ka rezultuar të jetë i suksesshëm.
Ndryshe, Arsenal do të mundohet t’i rikthehet fitoreve të shtunën kur do të takohet me Bournemouthin. /Telegrafi/