Telegrafi

Çavuşoğlu: E mbështesim Maqedoninë për rrugëtimin drejtë NATO-s

Ministrja e mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska sot është takuar në Ministrin për Punë të jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu me të cilin kanë biseduar për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe për bashkëpunimin mes shteteve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sheqerinska para zyrtarit turk tha se shpresojnë në përgjigje pozitive për në NATO.

Çavuşoğlu i tha Sheqerinskës se Turqia e mbështet Maqedoninë për rrugëtimin në NATO dhe se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë në ekonomi. /Telegrafi/