Telegrafi

Cavusoglu dhe deputetja franceze përplasen në një takim të NATO-s në Turqi, shkak “dita e gjenocidit të Armenisë” (Video)

Ministri i jashtëm i Turqisë ka kritikuar një vendim francez për të shënuar 24 prillin si një ditë përkujtimi të gjenocidit armen, duke thënë se Franca duhet “të shikojë historinë e saj të errët”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mevlut Cavusoglu i ka bërë këto komente të premten gjatë një shkëmbimi të tensionuar të fjalëve me një parlamentare franceze në një takim të NATO-s në Turqi, një ditë pasi vendimi i Presidentit francez Emmanuel Macron u publikua në revistën zyrtare franceze.

Shumë historianë i konsiderojnë vrasjet masive të armenëve nën Perandorinë Osmane një shekull më parë si gjenocidi i parë i shekullit të 20-të.

Megjithatë, Turqia e hedh poshtë termin gjenocid, duke pretenduar se ata që vdiqën qenë viktima të luftës civile.

E Cavusoglu tha: “Franca është vendi i fundit që i jep Turqisë një mësim mbi gjenocidin dhe historinë. Ne nuk e kemi harruar atë që ndodhi në Ruandë dhe Algjeri”, ka thënë kryediplomati turk. /Telegrafi/