Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha sot se ambasada e vendit të tij në Kabul do të vazhdojë aktivitetet e saj.
Në fund të vizitës së tij në Algjeri, ai deklaroi se Turqia kishte marrë masat e nevojshme në lidhje me misionet e saj diplomatike në Afganistan, raportojnë mediat turke.
Çavusoglu shtoi se Ankaraja është në kontakt me zyrtarët në Afganistan për të krijuar sigurinë e qytetarëve të saj.