Blerja e sistemeve të mbrojtjes nga raketat S-400 të Rusisë, e cila ka ngritur tensionet me Uashingtonin, është një “marrëveshje e bërë” dhe nuk mund të anulohet, tha Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu të enjten.
Duke folur në një konferencë shtypi në periferi të një vizite në Shtetet e Bashkuara, Cavusoglu tha gjithashtu se marrëdhëniet e Turqisë me Rusinë nuk ishin një alternativë ndaj aleancave të saj me NATO apo Bashkimin Evropian.
Blerja e këtij sistemi raketor nga ana e Turqisë, ka bërë që të tensionohen marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Washingtonit, me këtë të fundit që ka kërkuar anulimin e kontratës.
Si masë presioni, Pentagoni bllokoi dërgimin e materialeve ndihmëse të avionëve F-35 në Turqi, duke u justifikuar se nuk mund të bashkëjetojnë me sistemin rus të mbrojtjes./tch/