Turqia do ta prishë marrëveshjen me BE-në për zvogëlimin e valës së refugjatëve nëse shtetasit e tyre nuk marrin liberalizmin e vizave, paralajmëron ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti Mevlut Çavushoglu.
Për Ankaranë është e pamundshme të ndryshojë ligjet e veta në luftën kundër terrorizmit, ashtu siç pret Brukseli në këmbim ë heqjeve të vizave.
“Kemi nënshkruar dy marrëveshje me BE-në dhe dyjat janë të lidhura me njëra tjetrën”, ka thënë Çavushogllu, transmeton AFP.
Sipas tij, Turqia do të përdorë masat që të bllokojë dy marrëveshje nëse ka nevojë.
Liderët e BE-së kërkon nga Turqia që të plotësojë 72 kushte për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/