Site icon Telegrafi

Cavs vazhdojnë shkëlqimin, marrin fitoren e 15-të radhazi

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar edhe befasitë.

Cleveland Cavaliers kanë vazhduar serinë e tyre të mrekullueshme, teksa kanë marrë fitoren e 15-të radhazi në po aq ndeshje këtë edicion të NBA-së.

Cavs para adhuruesve të vet kanë triumfuar ndaj Charlotte Hornets me 14 pikë diferencë 128:114.

Darius Garland ka qenë më meritori në fitoren e Cavs me 25 pikë, pesë kërcime e 12 asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Jerome që shtoi 24 pikë, Mobley me 23 dhe Jarrent Allen që shtoi 21 pikë të tjera dhe pati 15 kërcime.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte LaMelo Ball me 31 pikë e 12 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version