Telegrafi

Cavs tjetër super-ndeshje, vjen fitorja e tretë ndaj Atlantas (Video)

Cleveland Cavaliers të udhëhequr nga mbreti LeBron James, kanë arritur fitoren e tretë të tyre në serinë gjysmëfinale të playoffit ndaj Atlantas, tash në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat 121-108.

Pjesa e parë nuk ishte më e mira për Clevelandin, që ishte në disavantazh ndaj Atlantas në fund të këtij fraksioni.

Në pjesën e dytë filluan sërish mirë vendasit, ku epërsia shkoi deri në 9 pikë në fund të çerekut të tretë.

Por, në çerekun e katërt u ndezën motorët e Cavs, ku shkëlqyen LeBron James, Channing Frye dhe i gjithë ekipi të cilët siguruan edhe fitoren me epërsi prej 13 pikësh, shkruan Telegrafi.

Më i miri te Cavs ishte Channing Frye me 27 pikë me shtatë treshe të realizuara nga nëntë tentime, teksa ai u ndjek pas nga Kyrie Irving me 24 pikë, LeBron James me 24 pikë dhe Kevin Love me 21 pikë.

Cavaliers kështu kanë epërsi prej 3-0 më fitore ndaj Atlanta Hawks në serinë finale të playoffit në konferencën Lindore dhe vetëm një fitore tjetër siguron finalen për ekipin e LeBron James. /Telegrafi/